Report TV - Ekskluzive/ Vëllai: Ja si kunati e mbyti motrën e fshehu vrasjen

Report TV 2018-05-11

Views 0

FIER-Qemal Muskaj, vëllai i Verke Velajt tregon në një intervistë ekskluzive për Report Tv si e zbuloi vrasjen e motrës nga kunati një vit më parë. Ai shprehet se njerëzit e kunatit nuk lejuan që të shikonte të motrën, por pavarësisht kësaj ngjarja u zbulua që atë natë. Namik Velaj, thotë Qemal Muskaj, i kishte thyer edhe krahun motrës. Qemal Muskaj shprehet se fillimisht nuk ia kishin pranuar denoncimin, pasi në komisariat i kishin thënë se je me vonesë. Ai tregon peripecitë që ka hequr në organin e Akuzës së Fierit, nga prokurorja e dosjes Evisa Hyka dhe drejtuesi për 8 muaj që fshehën dosjen, por nuk u tërhoq derisa u vendos drejtësia.






Vdekja e 74-vjeçares Verke Velaj, në muajin janar të 2017-ës u deklarua fillimisht si vdekje natyrale pasi vuante nga hipertensioni dhe problemet me zemrën, por dyshimet e vëllezërve të viktimës dhe kallëzimit në prokurori u zbuluan detaje rrëqethëse nga vdekja e motrës së tyre. Pas një viti hetimesh intensive dhe përgjime të familjarëve të viktimës, rezultoi se 74 vjeçarja Velaj ishte vrarë duke u mbytur me litar nga bashkëshorti i saj Namik Velaj.

Share This Video


Download

  
Report form