10 vite nga vrasja e ish-deputetit/ Famlijarët: Të zbardhet ngjarja, Balla: Nuk e kemi harruar

Report TV 2019-05-29

Views 0

"Jemi në rrugën ku Fatmiri ëndërroi të shkonte përpara". Me këto fjalë e nisi fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në Roskovec nga ceremonia e 10-vjetorit të vrasjes së ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi.

Nga kjo ceremoni, Balla iu zotua djalit të Fatmir Xhindit i cili është sot deputet në Kuvendin e Shqipërisë se drejtësia e re do të zbardhë vrasjen e Xhindit për të cilën nuk ngritën kurrë gishtin drejt qeverisë së asaj kohe.

?Ne jemi në rrugën e duhur, në rrugën ku ëndërroi Fatmiri të shkonte përpara. Andueli ka pasur një barrë të rëndë mbi supe për të zëvëndësuar babain e tij. Andueli është një deputet korrekt, është një djalë korrekt. Merr pjesë rregullisht në detyrat parlamentare.

Unë jam sot këtu për t'iu thënë që ne nuk e kemi harruar detyrën që na ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit në një mënyrë ende të pasqaruar, një krim i cili goditi opozitën e asaj kohe, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të vitit 2009. Nuk ngritëm asnjëherë gishtin kundër qeverisë së asaj kohe. Jemi të keqardhur nga mosreagimi i Prokurorisë së asaj kohe. Unë i bashkohem thirrjes së kolegut tim Anduel Xhindit. Drejtësia e re që po lind do ta zbardhë këtë krim?, deklaroi Balla.

Share This Video


Download

  
Report form