Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën ?arrest me burg? për 74-vjeçarin Namik Velja, i cili akuzohet si autor i vrasjes së bashkëshortes së tij një vit më parë. Krimi fillimisht u mbulua nga familjarët por instistimi i prokurorit të Krimeve të Rënda beri që ajo të zbardhej një vit më pas. Ky eshtë i treti rast brenda tre muajve që prokuroria arrin të zbardhë ngjarje në familje që më parë janë konsideruar si vdekje natyrale.
Ky është Namik Velja (në foto), 75 vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Verke Velaj në janar të vitit 2017.
Vdekja, e cila fillimisht u cilësua se kishte ndodhur për shkaqe natyrale, mundi të zbardhej vetëm pasi dosja mbërriti të Krimet e Rënda.
Prokurori Besnik Muçi mundi që pas hetimeve të detajuara të faktonte se autori i vrasjes ishte 75 vjeçari, i cili e kishte mbytur bashkëshorten e tij.
Por në gjykatë ai pretendoi të kundërtën.
Së bashku me të ne gjykatë u paraqit mjeku Ilir Tanku, për të cilin prokurori kishte kërkuar pezullimin nga detyra, pasi ka përpiluar raportin e vdekjes se 64- vjeçares duke e kosideruar si vdekje natyrale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lihet-ne-burg-75-vjecari-qe-mbyti-gruan-me-litar-do-ti-nenshtrohet-edhe-analizes-psikike