Vjosa Osmani tregohet optimiste per nje kompromis me “VV” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetëm dy ditë përpara seancës parlamentare të 3 shkurtit ku pritet të votohet qeveria e re, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë për të diskutuar qëdrimet e partisë në këtë drejtim. Nënkryetaraj, Vjosa Osmani ka deklaruar se bisedimet janë intensive por ende nuk ka një vendim për marrëveshjen me Vetvendosjen.Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë nisur bisedimet për koalicionin qeverisës që në muajin nëntor kur edhe u certifikua rezultati i zgjedhjeve. Më 26 dhjetor u konstitua përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, ku kryetar u zgjodh Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo ishte një pikë kthese që i vështorësoi bisedimet mes palëve pasi Lidhja Demokratike e Kosovës synon njërion nga postet kryesore. Por presidenti Hashim Thaçi, më 20 janar mandatoi Albin Kurtin si kryeministrin e ri të vendit. Afati i tij për të prezantuar qeverinë e re, sipas kushtetutës, përfundon të martën.

Share This Video


Download

  
Report form