Përfaqësuesi nga Lëvizjes Besa e Gashit, Mazllam Osmani sonte në emisionin "Rruga Drejt" në televizionin Alsat mes tjerash duke komentuar Ligjin për amnisti theksoi se ky Ligj paraqet një kompromis të realizuar nga qeveria dhe bartësi i pushtetit aktual. Edhe pse subjekti politik të cilin përfaqëson bën pjesë në koalicionin qeveritar, ai tha se brenda koalicionit ka mendime të ndryshme.
Ndryshe para dy dite me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa e Kasamit dhe Besa e Gashit si dhe deputeti i PLD-së, Goran Milevski.