TIRANË - Për më shumë se tre orë debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës kanë rënë dakord që propozimet për reformë në drejtësi t?i dërgohen për ekspertizë Komisionit të Venecias.
Komisioni i Posaçëm ?Për Reformën në Sistemin e Drejtësisë? do t?i dërgojë nesër Komisionit të Venecias amendamentet për ndryshimet në Kushtetutë lidhur me këtë reformë. Bashkë me këto amendamente do të dërgohet dhe një paketë e komenteve të opozitës mbi këtë draft.
?Opozita do të përgatisë gjatë kësaj jave komentet e saj. Është një hap i mirëpritur mund të ishte kursyer gjithë ky debat. Përshëndes të gjithë aktorët për arritjen.
Do të jetë Komisioni i Venecias që do të shohë. Ne kemi vlerësimin maksimal për kontributin e ekspertizës ndërkombëtare?, u shpreh përfaqësuesi i opozitës në komision Eduard Halimi.
Diskutimet në komision
EURALIUS: Edhe drafti i PD të shkojë në Venecia. Normale të mos biem dakord në pika të veçanta. Kolegët e opozitës erdhën vonë në proces. Diskutimi sapo ka filluar. Mirëpresim ekspertët e PD.
Halimi: Faleminderit për qëndrimi korrekt.
Xhafaj: Pse s?të pëlqen kur ta thotë profesori yt shqiptar, apo ngaqë është gjerman? I habite të gjithë. Hallall të qoftë.
EURALIUS: Ekspertët tuaj kanë punuar për draftin tuaj. Atë dokument ja bashkëngjisim Venecias.
Braho: Kolegët e opozitës kanë problem psikologjik. Nuk janë bindur që reforma kushtetuese është e pakthyeshme. Do ta bëjmë së bashku. PD nuk mori pjesë as në reformën kushtetuese 1993. Procesi nuk duhet të ndalojë. E gjithë Kushtetuta të ndryshojë po qe nevoja.
Strazimiri: Ta heqim fare më mirë.