“Asnjë kompromis me krimin, politika larg policisë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bëri apel politikës por dhe shoqërisë që të heqin dorë nga akuzat në drejtim të uniformave blu. Gjatë një dalje publike Tahiri ftoi të gjithë të rreshtohen në një front kundër kriminalitetit i cili sipas tij kërcënon të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. ?Ne nuk pranojmë asnjë kompromis me asnjë lloj dhune, asnjë shfaqje të kriminalitetit, asnjë formë pandëshkueshmërie. Por, besojmë shumë fort se aftësia jonë, nga njëra anë e koordinimit dhe bashkëpunimit fare të ngushtë ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, së bashku me kontributin e të gjitha institucioneve të tjera ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe çdo qytetari të rregullt e të ndershëm në këtë vend, është elementi themelor për të ndërtuar një Shqipëri të sigurtë, ku dhuna, paligjshmëria dhe krimi parandalohen e luftohen nga ne, të gjithë bashkë pa përjashtim.?Lidhur me atentatin ndaj Emiljano Shullazit dhe deklaratave të Partisë Demokratike, Ministri i Brendshëm tha se krimi nuk duhet të përzihet me politikën pasi në këtë mënyrë ai merr mbrojtje. Ministri i Brendshëm u ndal dhe tek aksioni i policisë për kontrollin e territorit dhe parandalimin e kriminalitetit. Sipas Tahirit të gjithë efektivët e forcave speciale janë në gatishmëri pa afat në kontrolle të ambienteve personave apo dhe automjeteve që sipas të dhënave të policisë përbëjnë kërcënim për sigurinë.

Share This Video


Download

  
Report form