Elbasan/ Basha prezanton nismën: Vetting në politikë, nuk ka kompromis me krimin

Report TV 2018-09-06

Views 0

ELBASAN-Siç edhe ishte njoftuar, Partia Demokratike dhe aleatët e frontit opozitar, kanë zhvilluar një takim në këtë qytet. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij, njësoj edhe si në takimin e zhvilluar në Shkodër, ka thënë se situata e rendit dhe sigurisë publike në vendin tonë është alarmante. Basha tha, se kontrollin mbi territorin dhe institucionet, tashmë e kanë bandat. Në këtë takim ka munguar sërish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Basha ka shpallur në këtë takim, nismën e PD-së për të nisur Vettingun në politikë.

Ndodhemi në qytetin simbol të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Elbasani nuk e meriton epitetin ?kryeqytet i krimit?. Kemi një kryeministër falso të komanduar nga krimi.

Kush sundon këtë vend, kur goditet policia e Shtetit, siç u godit në Elbasan. Rama ka konfirmuar marrëdhëniet e tij me krimin. Njësoj si disa orë, pas mesazheve tona nga Shkodra, aty kanë zbarkuar forcat policore dhe forcat lëvizëse operacionale. Siç e keni parë, policia është e dorëzuar para krimit. Rezultati është zero, vetëm propagandë. Kështu ishte edhe në Elbasan para një viti. Asnjë nuk është në burg, ekranet proqeveritare me tituj bombastikë ?Bllokuam kaq makina??. Por asgjë s?do të ndodhë, siç nuk ndodhi edhe në Elbasan. Rama me bashkëqeverisjen e tij me krimin, po terrorizon vendin. Në më pak se 24 orë, 2 të rinj, kanë humbur jetën. Në më pak se 24 orë, dy familje do ndahen nga dy fëmijë nga dy akte të rënda kriminale. Krimi po sundon Shqipërinë. Kontrollin e territorit dhe institucioneve e kanë bandat. Fatmir Xhafaj, Taulant Balla e Jurgis Çyrbja me shokë. Këtu në Elbasan është gjeneza e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Këtu është Xibraka, ku Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit është pjesë e rrjetit të trafikut. Qeverisje kriminale, nga Saimir Tahiri, tek Agron Xhafaj dhe Ard Veliu që është në krye të policisë. Edi Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar që ka marrë peng qeverisjen e vendit. Nuk ka qytet më të përshtatshëm për t?ju shpjeguar të gjithë shqiptarëve, sepse pa u çliruar nga krimi s?do të ketë asnjë përparim. Krimi i organizuar s?është vetëm çështje sigurie, por është edhe çështje ekonomie. 5 vite më parë, u inaguruar një vepër madhore si Tuneli i Krrabës.

Share This Video


Download

  
Report form