FIER - Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu fshikulloi klasën politike për mos gjetjen e një konsensusi për konstituimin e KQZ, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Nga qyteti i Fierit, ku sot paradite zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Baftjar Zeqo, Arvizu kritikoi publikisht udhëheqësit politikë të cilët "në mënyrë unike janë të paaftë" për të arritur një zgjidhje. Arvizu thotë që të gjithë palët duhet të bëjnë lëshimet e tyre. Megjithatë si diplomat, ambasadori thotë se nuk është kurrë asnjëherë vonë.