Damian Gjiknuri tha se është shprehur se pas shumë orësh diskutime nuk ka akoma asnjë marrëveshje mes palëve politike.
"Sot vijuam mbledhjen dhe pas shumë orësh diskutimi nuk pati asgjë të re nga opozita e bashkuar ato vijojnë me të njëjtin qëllim për bllokimin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Oferta e tyre nuk ofron kompromis, por kërkesa e tyre është një sabotim për këtë proces që sapo ka nisur. Doli e qartë dhe ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave dhe atë të koalicioneve dhe e dyta në frymën e bashkëpunimit të marrëveshjes së 5 qershorit jemi të hapur për tu ulur me PD-në për të vendosur se si do të hapen listat dhe si do të formohen koalicionet. Fatkeqësisht ato nuk po gjejnë atë model për të mbajtur koalicionet, nuk kanë asnjë model të vendeve evropiane dhe u kemi thënë që të gjejnë një model të tillë. Gjeni modelin e një vend të OSBE/ODIHR që praktikon lista të hapura me sistemin tonë zgjedhor", tha Gjiknuri