Xhafaj: Jo kompromis në kurriz të policisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ripërsëriti garancinë se Policia e Shtetit do te zbatojë ligjin duke qëndruar e paanshme në zgjedhjet e 18 qershorit. Para qindra kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, Xhafaj tha se kompromiset politike në dëm të policisë, janë të patolerueshme, pasi rrezikojnë funksionin e policisë së shtetit. ?Është hap prapa që në një shtet të së drejtës të kërkosh që zgjidhjet politike t?i realizosh përmes të ashtuquajturave kompromise që politizojnë dhe rrezikojnë funksionin dhe rolin e Policisë së Shtetit. Ne e kuptojmë shumë mirë rëndësinë jetike që ka sjellja e Policisë në një proces zgjedhor. E dimë shumë mirë se çfarë dëmi mund të sjellë edhe për atë forcë që është në qeveri, nëse nuk garanton sjellje dhe veprim të policisë në përputhje me kushtetutën dhe me ligjin. Ndaj vullneti im si ministër, vullneti i kësaj qeverie për të garantuar zgjedhje të qeta, të lira, të ndershme edhe për sa i përket veprimit të policisë, është i plotë dhe i qartë?. Për sa i përket kultivimit të kanabisit, Xhafaj rikujtoi të njëjtin fat si efektivët e Kurbinit, për këdo polic që bëhet palë me trafikantët. ?Qëndrimi i mbajtur pak ditë më parë në rastin e Komisariatit të Kurbinit do të jetë i njëjtë në çdo rast tjetër që do të konstatohet. Për cilindo punonjës të Policisë së Shtetit që bëhet palë me krimin ndëshkimi ligjor do të jetë mjaft i rreptë: nga largimi i tyre nga radhët e Policisë së Shtetit dhe deri në ndjekje penale?. Ministri i Brendshëm tha se reformimi i institucionit të Policisë së Shtetit, do të jetë me proces vettingu për rivlerësim integriteti dhe figure ndërsa në polici vlerat e meritokracisë do të përçohen.

Share This Video


Download

  
Report form