Kompromis për Byronë e Hetimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e pare e komisionit per reformën ne drejtësi ka arritur dy kompromise te rëndësishme. Ne tavoline janë hedhur per diskutim 10 çështjet e ngritura nga Partia Demokratike dhe kane marre zgjidhje 2 prej tyre Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi. Ne kete faze te bisedimeve palët jane treguar te kujdesshme ne komunikimet me median duke shmangur detajet rreth mbledhjes. Burime pranë komisionit bejne te ditur se palet kane rene dakord qe Byroja Kombetare e Hetimit te varet nga Prokuroria e posaçme sipas rekomandimit qe Komisioni i Venecias dha ne opinionin paraprak ne dhjetor te vitit te kaluar. Gjithashtu palet kane gjetur dakortesine edhe per këshillin e emërimeve ne drejtësi. Opozita fillimisht kërkonte qe ky institucion te mos ekzistonte por me pas mori nje pozicion me te moderuar dhe goditi përbërjen e tij e cila sipas PD kishte parasysh emra konkrete. Te dy palët kane rene dakord qe përbërja e këtij këshilli te ndryshoje dhe iu është lënë ne dore eksperteve te propozojnë nje formule te re. Ndërkohe qe ne takimin e pasdites çështjet qe do te diskutohen jane pretendimet e opozitës ne lidhje me përbërjen e tribunalit te drejtësisë dhe anëtaret e Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike kerkon qe 3 anëtaret, te cilet zgjidhen ne kushtetuese nga Parlamenti te miratohen me shumice te cilësuar. Sipas marrëveshjes mazhoranca dhe opozita do te negocioje per dy dite radhe per te zgjidhur çështjet qe ngjallin debat politik e me pas do te jene ekspertet ata qe do te përshtatin draftin e ndryshimeve kushtetuese me rekomandimet Venecias.

Share This Video


Download

  
Report form