Ekspertët për byronë e hetimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertët ndajnë mendime të ndryshme për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për juristin Alban Mesonjesi, ndonëse Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjithë paragrafin për ngritjen e kësaj strukture ky është një vullnet i mirë i qeverisë për reformimin e sistemit hetimor. Nga ana tjetër për ekspertin e sigurisë Arjan Dyrmishi ngritja e një strukture të tillë brenda policisë së shtetit shton risqet e shkeljes së të drejtave. Sipas ekspertëve reformimi duhet të jetë rrënjësor për vetë policinë e shtetit. Pavarësisht se në hartimin e ligjit asistuan edhe ekspertë të FBI-së amerikane, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vendimi i zbardhur ende nuk është publikuar, ndërkohë që Ministri i Brendshëm deklaroi se dikasteri që ai drejton pret zbardhjen dhe reflektimin e sugjerimeve të bëra nga gjykata kushtetuese dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet amendimit të ligjit për të arritur në ngritjen e kësaj strukture.

Share This Video


Download

  
Report form