http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Po me urën ç?patën? Dua të them që është vendimi më i keq që ka dhënë Gjykata Kushtetuese?.Kështu e komentoi kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që shpalli si antikushtetues ligjin për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Por, ky vendim duket se nuk do të ndalojë mazhorancën për të ngritur këtë strukturë hetimore.?Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar. Padiskutim nuk diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është e saktë. Edhe kjo që po them unë është një opinion, por që nuk e ndal mazhorancën t?i shkojë deri në fund kësaj çështje, për ta ngritur, ringritur, për të gjetur mënyrën për ta konstruktuar, për t?i shkuar deri në fund problemit të funksionimit me ligj, por në forma të tjera të parashikuara nga ligji i Byrosë Kombëtare të Hetimit.?Përgatitjen e një drafti të ri ligjor, e theksoi edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.?Byroja Kombëtare e hetimit është një institucion që do të ngrihet. Ne presim zbardhjen reflektimin e sugjerimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet amendimit të ligjit apo akteve nënligjore për të arritur plotësimin e standardeve ligjore sipas vendimit që do të zbardhet. Byroja është një institucion mjaft i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jemi shumë të vendosur të ngremë një institucion efektiv që janë objekt të byrosë kombëtare të hetimit dhe jemi në angazhim me Byronë Federale të hetimit për konsolidimin e çdo hapi apo procedurave për byronë nga struktura, organizimi dhe kriteret deri tek funksionimi e veprimtaria hetimore.?Për të forcuar nevojën e Byrosë Kombëtare e të Hetimit, Përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës kujtojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, sipas tyre, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk është një strukturë paralele e organit të Prokurorisë dhe kurrsesi nuk merr kompetencat e saj.