“Spak” kalon me kompromis - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita dhe maxhoranca kane bashkuar votën per ligjin qe eshte edhe simboli i reformës ne drejtësi; ligjin per strukturat qe do te luftojnë korrupsionin tek zyrtaret e larte. Kompromisi u arrit gjate negociatave mes opozitës dhe misionit amerikan OPDAT; dhe OPDATI ishte i vetmi qe nënkryetari i komisionit te reformës Oerd Bylykbashi falënderoi. Pika e fundit qe mbante peng kompromisin për ligjin e strukturës se posaçme anti-korrupsion kishte te bënte me Vettingun e gjyqtareve dhe prokuroreve special. Dhe është pranuar kërkesa e opozitës qe Vetingu te behet nga nje Komision i Posaçëm. Sipas ligjit, Gjykata e Posaçme, Prokuroria Speciale dhe Byroja Kombëtare e Hetimit krijojnë nje komision te posaçëm te verifikimit te pasurisë dhe figurës se kandidateve per te bere verifikimin e kushteve te sigurisë para caktimit ne detyre. Ky komision përbehet nga prokurore e gjyqtare speciale, si dhe nga anëtare te Byrosë Kombëtare te Hetimit dhe askush nuk mund te filloje pune ne keto struktura nese nuk merr vlerësim pozitiv nga komisioni.? Kandidati i cili merr një vlerësim negativ nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit te Pasurisë dhe Figurës se Kandidateve, bazuar ne ligj dhe ne prova, nuk mund te emërohet si prokuror ne Prokurorinë e Posaçme.?Ligji i SPAK është hartuar nga ekspertet e OPDAT dhe amerikanet kane lobuar me fort pro këtij kuadri ligjor qe do te luftoje korrupsionin tek zyrtaret e larte; per me tepër anëtaret e Byrosë Kombëtare te Hetimit do te trajnohen nga FBI ne Shtetet e Bashkuara.

Share This Video


Download

  
Report form