Plagosje në Tiranë - (12 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-20

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Terror në Tiranë. Plumbat, gjaku dhe viktimat janë kthyer sërisht sot në kryeqytet. Tre persona mes tyre edhe njëri prej atentatorëve janë plagosur dhe dërguar menjëherë në spitalin ushtarak. Ngjarja ka ndodhur tek tregu pranë stacionit të Trenit.

Dy persona të armatosur me pistoletë kanë qëlluar një shitës vezësh nga fshati Priskë. Viktima thonë dëshmimtar okular sapo kishte ardhur në treg ashtu siç bënte çdo ditë kur dy atentatorët e qëllojnë. Por atentatori me kallashnikov gjatë breshërisë lëviz nga objektivi dhe padashje plagos dhe shokun e tij me pistolet TT. Pasi është plagosur i bie pistoleta në tokë nga ku më pas është marrë nga ekspertët.

Por plumbat e armëve pas një rikosheti godasin në këmbë edhe një shitëse vetëm 30 m larg. Plumbat e gaodasin gruan në këmbë. Pasi është plagosur nga shoku i tij me dorën e gjakosur, njëri prej atentatorëve, emri i të cilit mësohet se është Isa Haxhia bën të largohet por pikërisht në rrugë është kapur nga policët e komisariatit nr.3. Ndërsa atentatori tjetër kapet nga një polic rrugor në bashkëpunim me forcat e rendit të komisariatit 3.

Të tre të plagosurit, gruaja, atentatori por dhe viktima e objektivi i atentatit ndodhen në kurim në spitalin ushtarak. Më rëndë sipas mjekëve është fshatari nga Priska, kundërshtari i atentatorëve. Ndërkohë për të sqaruar shkaqet e konfliktit është ngritur një grup specialistësh nga të cilët pritet zbardhja e ngjarjes./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Share This Video


Download

  
Report form