Rruget në Tiranë, qeveria - opozita - (14 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-22

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pushtetarët lokal u shprehen sot se qeveria ka plotesuar vetëm një pjesë të kërkesave për rrugët e kryeqytetit të paraqitur nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshem i Rrugëve Skënder Hasa shprehet se aksioni i riparimit të rrugëve ka karakter kombëtar dhe aspak politik.

Skënder Hasa:- ?Rrugët kanë nevojë dhe rrugët tani po mbyllen ato që në vite nuk jane bërë. Rrugët nuk janë të asnjë partie por të të gjithë qytetarëve, ku kalojnë demokratë e socialistë. Në këto kushte unë e shikoj në nivel teknik që i bëhet mirë vendit?.

Nderkohë nënkryetari i Bashkisë Tiranë Ramiz Balla thekson se fondet e dhëna nga qeveria janë të pa mjaftueshme.

Ramiz Balla:- ?Janë dhënë 243 milion nga 370 milion që u kërkuan për këto 7 segmente rrugore, kuptohet që nuk mbulohet komplet infrastruktura e nevojshme që kanë këto rrugë. Ne do të fillojmë me ujesjellesin, kanalizimet dhe pjesa që mbetet do të përdoret për sistemim-asfaltim. Nga lista që ne paraqitëm nga këshilli i ministrave për rrugët më imediate të Tiranës, u miratua vetëm gjysma e tyre dhe për pjesën tjetër të operohet në faza e dytë. Nga faza e dytë më e rëndësishme është zona e Alliasit e cila për këtë fazë u la jashtë?.

Shtrimin e rrugëve nga qeveria në prag të zgjedhjeve lokale republikanët e konsiderojnë show politik.

Republikanët:- ?Kjo nuk është gjë tjetër vetëm një show politik, që ka qëllimin e vetëm të ndikoj në zgjedhjet lokale të ardhshme?.

Me gjithë tendencat politike të palëve procesi i sapo nisur i shtrimit të rrugëve është ndër rastet e rralla ku bashkia dhe ministria e Pushtetit Lokal bashkëpunojnë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Share This Video


Download

  
Report form