Anastas Angjeli e Spartak Poçi inspektojnë rrugët - (4 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-17

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministrat Poçi e Angjeli kanë braktisur sot në mesditë zyrat dhe makinat luksoze për të lëvizur në këmbë në rrugët e prishura dhe me baltë të Tiranës. Vizita e dy ministrave në këto rrugë vjen pas ultimatumit të djeshëm të kryeministrit Meta që riparimet të fillojnë me rrugën që të çojnë në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve pranë gjimnazit ?Petro Nini Luarasi?. Qeveria ka dhënë 3 milion lekë për rregullimin e 10 rrugëve të kryeqytetit para zgjedhjeve lokale.

Anastas Angjeli:- ?Nuk jemi vetëm në që kemi dalë sot në Tiranë. Grupe kanë shkuar kanë evidentuar gjithë rrugët hyrëse dhe dalëse të qyteteve kryesore dhe rrugët e brendshme, në të cilat gjatë këtij viti do të investohen shuma të konsiderueshme për ti ndërruar faqen këtyre rrugëve. Unë si ministër i Financave mbaj në të njëjtën kohë përgjegjësi për menaxhimin sa më efektiv të fondeve. Këto janë të planifikuara për tu rregulluar në këtë vit dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet, ka me një buxhet, ligjin e të cilit e ka miratuar parlamenti?.

Megjithëse ministrat kanë hedhur premtime mbi rrugët e prishura, banorët janë pesimist për rregullimin e tyre./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Share This Video


Download

  
Report form