Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Pakti i stabilitetit dhe sfidat në sajon kanë qenë sot në qendër të takimit të ekspertëve, analistëve të qendrave shqiptare të studimit, politikanëve të shqipërisë dhe Kosovës, si dhe disa studiuesve të çështjeve ballkanike. Roli dhe mundësitë e shqipërisë në paktin e stabilitetit sa i pekshëm do të jetë ai për shqiptarët, ndërsa deri tani është folur pafund rreth këtij pakti.
Studiuesit shqiptarë dhe kosovarë do të formulojnë qëndrimin e tyre të përbashkët për të kontribuar në realizimin e stabilitetit rajonal. Por pakti i stabilitetit shihet edhe në aspektin ekonomik, që nga të pranishmit është vlerësuar një nga problemet më shqetësuese për vendet e europës juglindore.
Sipas tyre ndërtimi i Korridorit 8 do të jetë hapi i parë drejt ringjalljes së shqipërisë. Gjatë ditës së sotme simpoziumi ndërkombëtar është përqëndruar tek sfidat që duhet të kapërcehen për të vendosur një paqe të qëndrueshme në Kosovë. Kosova është vlerësuar jo vetëm nga studiuesit shqiptarë por edhe nga ata të huaj, si kyçi i stabilitetit në rajon./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego