Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Pakti i Stabilitetit, zbret ne tre tryezat e ngritura për këtë qëllim. Tryeza e sigurisë është mbledhur sot nën drejtimin e ish-kryeministrit Majko. Forcimi i rendit, lufta kundër trafiqeve, mbledhja e armëve dhe të tjerë do të jenë çështjet kryesore të kësaj tryeze, që do të jenë në funksion të zhvillimeve për ecurinë e paktit të stabilitetit.
Sipas kryetarit të komisionit parlamentar për paktin Fatos Nano, sot mund të ishte ditëlindja e paktit mes vetes, mes shqiptarëve nëse në këto tryeza do të kishte ardhur edhe opozita. Ju ftoj që të gjithë sëbashku tha Nano ti kërkojmë edhe njëherë opozitës të zërë vendet që i takojnë jo thjesht në tryezat kombëtare të punës, as në komisionin e posaçëm të paktit por në tryezat e projektimit të së ardhmes së vendit.
Në takimin e parë të tryezës së sigurisë është propozuar që armët e municionet e grumbulluara nga çarmatimi i popullsisë civile të mos futen më në depot e ushtrisë për të qënë rrezik potencial port ë shkatërrohen në bazë të një projekti të paktit të stabilitetit.
Ministri i Rendit Poçi, zv/ministri i Mbrojtjes Ilir Boçka dhe shefi i SHISH Klosi kanë paraqitur projektet e dikastereve përkatëse, për tju përshtatur kështu në projektet e paktit të stabilitetit./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego