Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Tryeza ekonomike për paktin e stabilitetit ka nisur me debatin për zgjedhjen e kreut të saj. Meqënëse kjo tryezë do të drejtohet nga qeveria vetë kryeministri Meta ka propozuar ministren e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë Ermelinda Meksi. Por Meksi nuk ka pranuar të jetë në krye të tryezës duke propozuar deputetin Malaj. Vetëm këmbngulja e pjesmarrësve në tryezë ka bindur ministren Meksi të pranoj detyrën e befasishme për të.
Ajo ka paraqitur më pas një raport të hartuar nga qeveria dhe ministria që drejton, i cili përcakton drejtimet e projekteve shqiptare për paktin e stabilitetit. Transporti, energjia elektrike, ujra, çështjet sociale e veçanërisht biznesi privat janë përcaktuar si pikat kyçe që duhet të përfitojnë nga pakti.
Në mbledhjen e tryezës ekonomike është nënvizuar se ecuria financiare e projekteve të paktit në shqipëri varet nga forcimi i institucioneve si dhe nga përshpejtimi i investimeve të huaja, pasi janë të njohura vonesat me to. Kjo tryezë do të mblidhet pas dy javësh kur të jenë përcaktuar rregullat dhe mënyra e funksionimit./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego