Kreditimi për investimet në energjet" />
Kreditimi për investimet në energjet"/>

Ora News - "Roli i Diplomacisë Ekonomike"- Tryeza e Konsujve të Nderit

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreditimi për investimet në energjetikë dhe hezitimi i bankave shqiptare për të mbështetur projektet në këtë sektor ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga kreu i shoqatës së Konsujve të Nderit,Ylli Ndroqi, gjatë një takimi ballafaques të sipërmarrjeve vendase dhe të huaja me Ministrin e Energjitikës Gjiknuri dhe Guvernatorit Sejko.

Në takimin e katert të Konsujve të nderit z.Ndroqi siguroi edhe mbështetjen e Norvegjisë, si një partnere e Shqipërisë në zhvillimin e sektorit energjitik, por për një zhvillim të qëndrueshëm ambasadori norvegjez theksoi nevojën e shtetit ligjor dhe klimës pozitive për biznesin. Tryeza e rrumbullakët me temë "Energjia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik- Roli i Diplomacisë Ekonomike" u organizua sot (21 shkurt) në hotel Tirana.

Tirane- Për herë të katërt shoqata e ?Konsujve të Nderit? vijoi traditën e organizimit të tryezave ku diskutohen tema të rëndësishme që lidhen me ekonominë shqiptare dhe diplomacinë. Nën drejtimin e Kreut të shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, bizneset e pranishme dhe ekspertët më të rëndësishëm të sektorit energjetik patën mundësi të diskutojnë edhe me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Gjiknuri si dhe me Guvernatorin Sejko.

Investimet në sektorin energjitik kanë një peshë të rëndësishme për ekonominë shqiptare.

Ylli Ndroqi: Këtë vit fokusi i diskutimit është vendosur tek energjia, sepse besojmë fort se një nga rrugët më të rëndësishme për zhvillimin e vendit në Shqipëri është energjia. Këtu kemi investitorë të huaj shqiptarë që kanë investuar me të vërtetë shumë fuqishëm përsa i përket energjisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/energjia-dhe-zhvillimi-i-qendrueshem-ekonomik-roli-i-diplomacise-ekonomike

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS