Report TV - Në datat 27-28 Prill organizohet në Tiranë Konferenca ICDA

Report TV 2016-04-27

Views 6

Përfaqësues të kompanive më të mëdha të Kromit dhe të Ferrokromit në botë (rreth 80% e tregut botëror) nga rreth 30 vende të ndryshme të botës si Afrika e Jugut, Singapori, Kina, Japonia, Turqia, Anglia, Franca, Zvicra, Suedia, SHBA, Italia, India, Belgjika, Emiratet Arabe, etj., mblidhen në datat 27-28 Prill 2016 për të zhvilluar për herë të parë në Tiranë konferencën e Antarëve të Shoqatës Botërore të Kromit. Ky është i pari aktivitet i niveleve botërore që zhvillohet në Shqipëri, jo vetëm në fushën e industrisë minerare dhe metalurgjisë, por për çdo lloj industrie dhe biznesi që operon në vend.

Ky takim do të shërbejë si një mundësi për prodhuesit dhe tregtuesit më të mëdhenj të kromit dhe mineraleve në botë për tu njohur me dinamikën e zhvillimit të ekonomisë shqiptare si dhe me mundësinë që ofron tregu i Kromit dhe potencialin që ajo ka për tregjet e huaja. Njëkohësisht ata do të njihen me mikpritjen shqiptare si dhe do të shkëmbejnë me njëri-tjetrin ide, propozime, sugjerime, marrëveshje, etj.

Takimi zhvillohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit të Kromit (ICDA) me qendër në Paris, në bashkëpunim me kompaninë AlbChrome.
Sipas përfaqësueses së Organizatës Botërore të Kromit, Znjsh. Sheraz Neffati, Shqipëria u zgjodh si destinacion si një zgjedhje absolute pasi është një nga 5 eksportuesit më të mëdhenj në Kinë dhe një prodhuese e hershme e kromit. Më tej ajo vijon: -?Ky event në Tiranë do të krijojë mundësinë e njohjes së tregut vendas me dinamikat e tregjeve ndërkombëtare, nëpërmjet përfaqësuesve ekspertë si ekonomistët më të mirë, analistët më të mirë financiarë ndërkombëtarë, ekspertë të mineraleve dhe gjeologjisë. Në të ardhmen, vendi juaj do të jetë një destinacion i rregullt i konferencave tona?.

AlbChrome, kompania më e madhe e Kromit në Shqipëri, si një nga organizatorët e këtij eventi, tashmë prej disa kohësh është pjesë e shoqatës ICDA. Kjo ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të prodhuesve dhe tregtareve më të mëdhenj të kromit në botë. Antarësimi i AlbChrome pranë ICDA ka qenë ngjarja më e shënuar e kësaj shoqërie që nga momenti i kalimit të saj në pronësi të plotë të Grupit Balfin.

Në këtë event të jashtëzakonshëm mori pjesë edhe Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.

AlbChrome shpk është pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë ne rajon. AlbChrome është cilësuar si një ndër 5 prodhuesit më cilësorë të Ferrochromit në botë nga Revista Metalbulletin, revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve në fushën e metaleve, me seli në Britaninë e Madhe, në Nentor 2015.

Share This Video


Download

  
Report form