Tiranë, bulevardi me status monument kulture - (7 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-14

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Qendra historike e kryeqytetit të shqipërisë Tiranë, ka fituar sot statusin e ansamblit të monumentit të kulturës. Është miratuar nga mbledhja e këshillit të ministrave menjëher pas propozimit të ministrisë së Kulturës. Që këtej e tutje ndërhyrjet për mirëmbajtjen e të gjitha monumenteve nga sheshi ?Nënë Tereza? e deri tek Stacioni i Trenit, do të bëhen me një fond të veçantë.

Duke filluar nga ato me vlera arkitektonike, Sahati, Xhamia, monumenti i Skënderbeut, por edhe ministritë, për të ruajtur në mënyrë harmonike qendrën e qytetit. Që pas miratimit të këtij vendimi do të jetë mjaft e vështirë për tu marrë visoja e ndërtimeve që do të bëhen në këtë aks. Pasi çdo projekt do të kaloj në dyert e institutit të monumenteve, e cila varet nga ministria e kulturës.

Bulevardi dhe qendra e Tiranës është e para hapësirë me kaq shumë godina që fiton statusin ansambël monument kulture./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Share This Video


Download

  
Report form