http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorët e Thumanës dhe ata të Lezhës që janë strehuar në hotelet e Shëngjinit pas tërmetit të 26 nëntorit janë të vendosur të mos largohen pa gjetur më parë shtëpi me qira.Dhe pse nga nesër duhet të fillojnë të lirojnë ambientet e hoteleve, banorët shprehen se nuk kane ku te shkojnë.Bashkia u ka ofruar një bonus qiraje prej 3 mijë lekësh për person, por për ta kjo shumë është e pamjaftueshme, pasi çmimi në treg i banesave është i shumë më i lartë. Për këtë problem ata thonë se kanë zhvilluar takime dhe me autoritetet vendore.Pas konsultimeve me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, mësohet se Bashkia e Krujës u ka ofruar garanci banorëve se nuk do të nxirren nga hotelet, derisa të gjenden apartamente me qira.Ky vendim erdhi edhe pas paralajmërimeve të shumë familjarëve se do të hynin në grevë urie nëse do të dilnin me forcë nga hotelet.