http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse të gjithë po prisnin hyrjen në fuqi të rregullave të reja për marrjen e patentave, Ministria e Transporteve thotë se këto leje drejtimi do të nisin të jepen në 2017-ën. Shkak për vonesën është koha që i nevojitet institucioneve për të bërë gati aktet nënligjore. Lejet e reja të drejtimit nuk do të ketë më nëvojë per grupin e gjakut dhe po ashtu do të hiqen edhe një sërë dokumentash të tjera të cilat janë lehtësisht të gjetshme në sistem. Patentat e reja zgjatin me 5 vite kohën e përdorimit për ata që janë mbi 50 vjeç.