http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Po afron koha për të paguar takën e rishikuar të banesës ndaj dhe qytetarët janë dyndur në pikat e ujësjellës- kanalizimeve për të bërë vetdeklarimet e shtëpive.Por ndonëse afati i parashikuar për të dorëzuar dokumentat përkatëse ishte 15 shtatori, tashmë qytetarët e Tiranës kanë më shumë se një muaj kohë për të kryer këtë proces, pasi bashkia ka shtyrë afatin.Të shumtë janë ata qytetarë që presin në radhë për të bërë vetëdeklarimet si për tu njohur me detyrimin që duhet të paguajnë.Por pikat e ujësjellës -kanalizimeve kanë zgjatur oraret për të kryer këtë procedurë deri në mbrëmje.Sipas ligjit, për ata që nuk e bëjnë vetëdeklarimin, do të jetë drejtoria e ujësjellësit që do të verifikojë më zyrat e hipotekës, por edhe në terren sipërfaqen e banesës.Aktualisht për çdo banesë paguhet 1200 lekë në vit taksë pasurie, me ligjin e ri niveli I takës rritet dy deri në trefish, në varësi të sipërfaqes si dhe vlerës së pronës.