Demalia: Rama si fallxhore, të nxirret me shqelma nga zyra e kryeministrisë dhe kryetarit të PS

Ora News Emisione 2019-12-15

Views 1

#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama që pas tërmetit të 26 nëntorit është parë gjithmonë në terren, pranë banorëve të prekur nga tërmeti. Ajo që ka rënë në sy është luku i tij. Analisti Ilir Demalia e ka cilësuar si kryeplaku i Rilindjes ose plaku i vitit të ri.

Ajo që bën Rama sipas Demaliat është një shfaqje, ndërsa thotë se njerëzit që ka në qeveri janë të paaftë.

Sipas Demaliat, Rama duhet të largohet nga zyra e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste.

Ilir Demalia: Del ai kryeplaku i Rilindjes që është bërë si plaku i vitit të ri tani dhe shkon mort më mort. Kjo është puna e kryeministrit?! Do të justifikojë veten se ky është i dhimbshëm, ky është shumë i dashur, ky jeton me njerëzit çdo minutë. Ky është bërë si fallxhore rrugësh. Është e turpshme që ky të jetë kryeministër i Shqipërisë për të gjitha drejtimet. Është e turpshme, që nga ana etike, që nga ana e ndërtimit të qeverisë së vet. Njerëzit që ka në qeveri janë njerëz të paaftë, njerëz totalisht pa asnjë lloj integriteti dhe del e thotë se ministrat kanë fjetur në makinë. Po kujt po i bëhet vonë se kanë fjetur ministrat e tij në makinë dhe ky i dha urdhër të shkojnë të flenë. E kuptoni me çfarë merret një kryeministër?! Ky në radhë të parë duhet të largohet sepse nuk ka stabilitet psikik. Ky mund të largohet nëse PS do të kishte pak moral dhe ndërgjegje dhe do ta kërkonin largimin e tij nga brenda. Ata shfrytëzojnë këtë gjendje sepse kjo parti, ashtu si PD janë rrethuar rreth kryetarit njerëzit më të paaftë dhe njerëzit që nuk kanë dinjitet dhe vetëm i shërbejnë si shërbëtorë kryetarit për ta shfrytëzuar për tu pasuruar vetë. Ky është cikli i gjithë politikës shqiptare.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/demalia-rama-si-fallxhore-rrugesh-te-nxirret-me-shqelma-nga-zyra-e-kryeministrise-dhe-kryetarit-te-ps

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form