Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Analisti, Ilir Demalia, mbështet vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e shkarkimit të Ditmir Bushatit si Ministër i Punëve të Jashtme.
Demalia e sheh me skepticizëm kandidaturën e Gent Cakaj për këtë post.
Në një lidhje me skype për studion e lajmeve të Ora News, Demalia thotë se kandidatura e tij duhet të zhvishet nga folklorizmi patriotik.
Problemin tek Cakaj, Demalia nuk e lidh me të qënit nga Kosova, por me mungesën e eksperiencës së tij në fushën diplomatike.
Për Demaliaj, Rama nëse do të ishte serioz në këtë pjesë, mund të kishte kandiduar Veton Surroin, një figurë e nderuar dhe i njohur edhe në kancelaritë europiane.
Demalia: Edhe në kohën para luftës ke pasur njerëz dinjitozë që përfaqësonin diplomacinë shqiptare. Jemi në një krizë të rëndë. Meta bëri mirë që nuk e pranoi këtë kandidaturë. Folklorizimi ynë patriotik e ka futur shumë në planin e patriotizmit.
Nëse do të ishte serioz kryeministri Rama dhe donte të vinte një kandidaturë nga Kosova si reagim kombëtar të gjithë shqiptarëve atëherë ai kishte fare mirë një figurë shumë të nderuar që e njohin dhe në kancelaritë europiane, kishte Veton Surroin.Një njeri që do ta nderonte dhe shtetin shqiptar dhe Kosovën. Por jo një kalama që nuk e njeh askush.
Demalia thotë se diplomacia shqiptare është në krizë. Shkakun e gjen tek mizantropia intelektuale dhe qeverisëse.
Demalia: Që pas '90 nuk ke arritur sot të kesh një figurë diplomatike në shtetin më të fuqishëm të botës, jo vetëm nuk ke arritur por je shumë larg, që ke pasur në kohën e Zogut që ne e anatemojmë aq shumë atë periudhë. Ke pasur Faik Konicën që nderonte Shqipërinë.Ke pas figura, personalitete intelektuale që sot nuk i ke. Jo vetëm nuk i ke, por nuk ngre dhe zërin.
Nuk ngre zërin Ismail Kadare sespe vajza e tij është Ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Për ç'arsye, kush është karriera e saj diplomatike, kush janë rezultatet e saj? Kjo mizantropi e kësaj klase intelektuale dhe qeverisëse e ka sjellë Shqipërinë në këtë pikë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/demalia-nese-rama-donte-minister-te-jashtem-nga-kosova-te-propozonte-veton-surroin-jo-nje-kalama