Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në prezantimin para studentëve dhe pedagogëve të projektit për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar në Qytet Studenti. Ramën e shoqëron kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
Në fjalën e tij në prezantimin e projektit të Kampusit, kryeministri Edi Rama tregoi se ambicia e tij është që ai të mbarojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë. Mirëpo në fjalën e tij, Rama e ka lënë evazive nëse kandidatura do të jetë sërish Erion Veliaj. ?Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar?, tha Rama.