Report TV - Zgjedhja e kryetarit të PS, ja pyetja e referendumit të 9 prillit

Report TV 2016-03-21

Views 1

Report TV ka mësuar pyetjen me të cilën Partia Socialiste do t'i drejtohet anëtarësisë së saj, në referendumin e 9 prillit, për mandatin e kryetarit, Edi Rama.

"Kur partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit"?

Kjo është pyetja të cilës do të duhet t'i përgjigjen me "Po" ose "Jo" anëtarët e PS.

Kongresi i PS vendosi dy ditë më parë që interpretimin e mandatit të Edi Ramës tia jepte vetë anëtarësia e PS, përmes një referendumi.

Kongresi vendosi që referendumi të zhvillohet të shtunën e 9 prillit.

Share This Video


Download

  
Report form