Ora News - Zgjedhja e Presidentit të ri mes 13 prillit dhe 9 korrikut

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Procedura për zgjedhjen e presidentit pasardhës që do të zëvendësojë presidentin në detyrë Bujar Nishani duhet të fillojë jo më herët se data 13 prill dhe jo më vonë se 9 korriku.
Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit jep fund debatit për kohën se kur duhet të nisë procedura e zgjedhjes së presidentit.
Përmes një letre drejtuar kryetarit të kuvendit Ilir Meta Drejtoria e Shërbimit Juridik Pranë Kuvendi sqaron kur mbaron mandate i presidentit aktual dhe nis procedura për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në letrën drejtuar Metës thuhet: ?Mandati i plotë i kuvendit për legjislaturën e 8-të do të përfundojë më 9 shtator 2017, nga ana tjetër për shkak se mandati i presidentit në detyrë Bujar Nishani do të mbarojë më datën 24 korrik, rezulton se ky mandat presidencial do të përfundojë në 6 muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, çka sjell plotësimin e kushtetit të parashikuara nga fjalia e dytë e pikës 2/1 të nenit 88 të Kushtetutës.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kuvendi-kerkon-nisjen-e-procedurave-per-presidentin-e-ri-afati-deri-ne-9-korrik/

Share This Video


Download

  
Report form