Ora News - Negociatat me Greqinë, Hila: Spektakël mes qeverisë dhe presidentit

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ajo që po ndodh mes qeverisë dhe presidentit në lidhje me negociatat me Greqinë, drejtuesi i emisionit "Arena" në Ora News Dritan Hila e quan si një spektakël.

I ftuar në emisionin e lajmeve me gazetaren Ilva Tare, ai tha se korrespondecat mes institucioneve nuk është e nevojshme që të bëhen publike.

Dritan Hila: Në po kalojmë në këtë pikë drejt spektaklit. Qeveria po përqiet të bëjë spektakël dhe presidenti i ka shkuar lojës prapa. Unë mendoj se nuk kemi pse ta bëjmë publike të gjithë korrespondencën që shkëmbehet mes institucioneve, nuk është aspak e nevojshme. Por më tepër sesa një betejë në tryezën diplomatike është një betejë për të fituar simpatinë e opinionit, secili për hesap të vet.

Ilva Tare: Në këtë fazë që jemi kush e ka fituar garën me publikun?

Dritan Hila: Në këtë fazë që jemi unë mendoj që kemi një fitore të lehtë të opozitës. Nuk po them vetëm të zotit Meta dhe zotit Rama, pikërisht për dobësite e zotit Rama që njifet më mirë, që është menaxhues i opinionit publik. Por këtu po bën një gafë që bëri me armët kimike, pa pritmas opinioni publik u gjend me një bombë në duar të cilën nuk e dinte a kishte apo jo siguresë dhe kjo është ajo që unë mendoj që i ka dhënë një lloj disavantazhi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-hila-spektakel-mes-qeverise-dhe-presidentit

Share This Video


Download

  
Report form