Zgjedhja e Presidentit te ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-10

Views 31

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti aktual ka detyrimin kushtetues per te zgjedhur Presidentin e ri te Republikes pavarësisht se viti i ardhshem eshte nje vit zgjedhor. Juristi Çlirim Gjata sqaron se kushtetuta i ka parashikuar qarte afatet dhe deputetet duhet te zgjedhin kreun e ri te shtetit para se kuvendi te shpërndahet per shkak te fushates zgjedhore. Sipas kushtetutes Presidenti i ri merr detyren jo me pare se 24 korriku, data qe shenon përfundimin e mandatit te presidentit aktual Bujar Nishani dhe serish ne leximin qe Gjata i ben Kushtetutes i takon ketij parlamenti te thirret ne seance per ceremonine. 2017 eshte viti kur shqiptaret zgjedhin parlamentin e ri dhe per here te pare krijohet situata kur deputeteve qe s jane me pjese e listave fituese do te shkojne per here te fundit ne 24 korrik me shume se nje muaj pas zgjedhjeve te përgjithshme; ne sallen e seancave plenare per te duartrokitur kreun e ri te shtetit shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form