Dy pallate në fshatin Dukagjin i ri në njësinë administrative të Thumanës kanë pësuar dëme të mëdha nga tërmeti I 26 nëntorit dhe u shpallën të pabanueshme nga grupi i ekspertëve. Pasi iu vendos shiriti i kuq banorët u detyruan të largoheshin nga apartamentet e tyre.
Banorët ankohen pasi që prej asaj ditë ata nuk janë pajisur me çadra dhe iu është dashur të strehohen te të afërmit, në kasollet e bagëtive ose në makina. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë as ushqime e veshmbathje.