http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Programi i rindërtimit te shtëpive te banoreve qe mbeten të pastrehë nga tërmeti do të nisë me familjet që aktualisht jetojnë në çadra. Ministrja e financave Anila Denaj në një intervistë për Vizion Plus thotë se nisur nga numri i lartë i qytetarëve që jetojnë në çadra, plani i rindërtimit nis pikërisht këtë kategori ndërsa faza e dyte do te përqendrohet tek pallatet.Deri në konferencën e donatorëve, kur pritet të zyrtarizohet shuma që do të mblidhet, procesi do te vazhdoje nga fondi i buxhetit të shtetit, që për 2020 është parashikuar në 20 mld lekë.?Që të mos pengonim procesin dhe të mos prisnim donacionet e planifikuara, ne kemi parashikuar një fond të konsiderueshëm për planin e rindërtimit që në ditët e para të janarit, proces ky i cili nis me çeljen e buxhetit.?Por pavarësisht premtimeve për donacione, sa është fondi i mbledhur deri në 31 dhjetor në llogarinë e thesarit??Deri në ditën e fundit në llogarinë e qeverisë nëpërmjet portalit e-Albania janë mbledhur 13. 5 mln euro.?Ministria parashikon për 2020 një rritje ekonomike prej 4 %, por a do të jetë i realizueshëm ky objektiv, pas tërmetit shkatërrimtar ku kostot janë të papërballueshme??Nga mënyra se si qeveria po e menaxhon këtë situatë nga fondi që kemi përcaktuar, ne mendojmë se i gjithë procesi i rindërtimit do të sjellë më shumë optimizëm se sa problematikë?, tha ministrja Denaj.