Shtatë nga shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në rrethin e Matit, janë bërë të pabanueshme për shkak të lëkundjeve të forta sizmike. Gjatë një prononcimi për Report Tv, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se familjet do strehohen në çadra të vëna në dispozicion nga Shtabi i Emergjencave. Çako tha se në total numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti është 215.
Janë porositur banorët, janë marrë të gjitha masat për t'i sistemuar me çadra kampingu këto familje. Deri tani janë 215 banesa të dëmtuara në bashkinë Mat, Bulqizë, Klos dhe Mirditë. Dëmet më të mëdha janë në Mat ku 7 banesa janë tërësisht të pabanueshme. Ka dëmtime të konsiderueshme në banesa. Janë ngritur grupet e konstatimit.
Në bashkinë Mat janë 8 grupe, në bashkinë Klos, Mirditë dhe Bulqizë janë ngritur nga 4 grupe. Në Mat janë 90 banesa të dëmtuara pjesërisht, 4 banesa plotësisht të pabanueshme. Në Bulqizë janë dëmtuar 47 banesa. Në Klos janë dëmtuar 36 banesa dhe në Mirditë janë dëmtuar 38 banesa.
Haki Çako, Drejtor i Emergjencave Civile
Kreu i Emergjencave Civile ka inspektuar në terren dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Njësinë Administrative Macukull të Bashkisë së Matit.