Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 11 gushtit të shtunës në Dibër janë vendosur në çadra të improvizuara nga forcat e ushtrisë pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme.
Aktualisht numri i shtëpive të pabanueshme është 8, ndërsa vijojnë verifikimet e dëmeve.
Banorët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi për fëmijët e vegjël është e vështirë të jetosh nën çadër
Shefqet Tabaku: Jemi shumë keq. Kërkojmë ndihnmë nga shteti.
Ndërkohë termeti i pak ditëve me parë është ndier edhe ne fshatarat e Peqinit. Ne njesine administrative Sheze termeti ka demtuar 37 shtëpi. Sipas banoreve janë dëmtuar themelet dhe janë çarë muret e shtëpive.
Përgjegjësi i njësise administrative Shefqet Tabaku tha se tek shtëpitë e dëmtuara ka patur më tepër çarje të themeleve. 4 prej tyre janë dëmtuar me rëndë pasi çarja e mureve i ka bërë plotësisht të pa banueshme.
Pas miratimit nga këshilli bashkiak në Peqin do te nise evidentimi i te gjitha shtepive te demtuara, edhe nga prefektura e Elbasanit.
Për më shumë lexoni në
http://oranews.tv/article/termeti-ne-diber-familjet-e-demtuara-po-flejne-ne-cadra