#rtvora #oranews
Rreth zjarrit para çadrës e pritën ndërrimin e viteve banorët e zonave rurale që tërmeti i 26 nëntorit 2019 u shkatërroi shtëpitë.
Pema e arreduar thjesht ishte simbolika e vetme e festës së ndërrimit të viteve në këtë çadër ku jeton një familje në Mazhë të Krujës, që tërmeti e la në qiell të hapur.
?Edhe pemën na e sollën sepse nuk e kishim? thote nje femije.
Mungesa e kushteve thanë se nuk i lejoi që të festojnë siç kanë bërë gjithmonë.
Tryeza e festës nuk u shtrua. Gjel e bakllava sipas traditës nuk kishte.
Gratë thanë se nuk kishin ku të gatuanin.
Nga fëmijë të mitur deri tek të moshuar të sëmurë. Mbi 10 mijë persona Viti i Ri i gjeti në këto kushte.
Temperaturat nën zero thonë se u kanë vështirësuar jetën. Ndaj një çati mbi kokë është dëshira e të gjithëve për vitin e ri.
Më e gëzueshme ishte festa për fëmijët e strehuar në hotelet e Shëngjinit e Durrësit.
Ata morën dhurata dhe kishin në tryezë ushqimin e ngrohtë të festës
Por Viti i Ri nisi me sfidë edhe për ta. Ata janë paralajmëruar se duhet të lirojnë hotelet dhe të kërkojnë shtëpi me qira.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kruje-u-demtuan-nga-termeti-vitin-e-ri-e-priten-ne-cadra
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp