Shengeni Ballkanik, Kurti: Rama mos nxitohet! Të heqim para barrierat Shqipëri-Kosovë

Report TV 2019-11-11

Views 1

Albin Kurti u shpreh se Shengeni Ballkanik është një kurs i rrezikshëm duke aluduar për synimet e fshehta të Serbisë. Ai kërkoi nga Edi Rama që të mos nxitohet, ndërsa u shpreh se Tirana dhe Prishtina përpara se të marrin pjesë në samite duhet të konsultohen.

"Në gërmallat e Jugosllavisë së dytë, Milloshevici ngriti të tretën që ishte gjenocidale, Vucic i përket asaj klike që erdhi në pushtet pas Milloshevicit, që të jetë më ekstrem se ai dhe nuk kam dyshim që synon Jugosllavinë e katërt me synim zgjerimin e saj. Unë besoj se Kosova dhe Shqipëria nuk besoj se do të bashkohen nëse këtë e shohin përmes platformave rajonale.

Ky është një kurs i rrezikshëm që nuk mund të ketë miratimin tonë. Nuk jam kundër nismave rajonale, por jo para bashkëpunimit me Shqipërinë. Të heqim njëherë barrierat me Shqipërinë pastaj me Serbinë. Rama duhet të bashkëpunojë më shumë me Malin e Zi dhe Maqedoninë para Beogradit. Te mbledhja e Ohrit, i vetmi nga Bosnja që e mbështeti ishte ministri nga Serbia. Tirana nuk duhet të ngutet, nuk duhet të nxitohet.

Kur janë qëllimet e mira, gabimet nuk janë të përjashtuara. Tirana e njeh më mirë se ne Italinë dhe Greqinë, ndërsa ne veriun dhe lindjen. Nuk ma ka marrë mendja se do të mbahet mbledhja e Ohrit pa Kosovën, pas asaj që ndodhi në Serbi. Për mua ishte e befasishme, që u mbajt pa u konsultuar edhe të tjerët. As Tirana dhe as Prishtina nuk bën të shkojnë në nisma rajonale pa folur më parë. Ne mund ta zëvendësojmë njëra tjetrën, por jo të guxojmë të kemi dy politika të jashtme' tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS