TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka risjellë një deklaratë të bërë gjatë konventës së LSI, ku kritikon kreun e qeverisë Edi Rama, për sjelljen ndaj Kosovës, ndërsa e quan shengenin ballkanik nismë anti-shqiptare. Kryemadhi shprehet se Rama po promovon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, gjë e cila copëton jo vetëm Kosovën por i vë zjarrin gjithë rajonit.
"Sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës, antishqiptare. Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.