Report TV -Kurti: Prioritet makro-shengeni shqiptar! Rama: Jo pa shengenin ballkanik

Report TV 2020-02-11

Views 1

TIRANE - Albin Kurti zgjodhi Shqipërinë për vizitën e tij të parë jashtë Kosovës, si kryeministër. Një takim "i përzemërt e mikpritës" ishte ai me kryeministrin Edi Rama siç Kurti u shpreh, që çeli vizitën e tij zyrtare në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Të dy kryeministrat, nga sa u shprehën në një konferencë për mediat, ranë dakord se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave pa barriera mes dy popujve shqiptarë është prioritet i prioriteteve, por tema që i ndan është ajo të cilën thanë se nuk e prekën shumë gjatë takimit kokë më kokë mes tyre: Mini-shengeni Ballkanik.

Share This Video


Download

  
Report form