Albin Kurti shprehet se është kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në këtë formë që po krijohet.
Këtë deklaratë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve në Kosovë e bëri ekskluzivisht për Report TV për gazetarin Ilir Babaramo.Pavarësisht kontradiktave që ka me presidentin e Kosovës HashimThaçi, Kurti ka deklaruar se takimi i Ohrit ishte i parakohshëm për sa kohë Kosova e Serbia kanë ende pa zgjidhur shumë probleme bilaterale.