Shengeni Ballkanik, Kurti: 'Ohri' u bë me ngut! Do vendos pas diskutimit me qeverinë

Report TV 2019-11-11

Views 1

Kosova mungoi në samitin e Ohrit, ndërsa Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë deklaroi në Report Tv se përpara se të marrë një vendim do ta diskutojë me qeverinë dhe grupet e interesit, biznesin. Ai 'thumboi' kryeministrin Rama kur tha se uron që ta ketë bërë një gjë të tillë në Shqipëri. Samitin e Ohrit ai e cilësoi si të ngutshme, ndërsa u shpreh edhe njëherë se marrëdhënia me Kosovën do të jetë bazuar në reciprocitet.

"Së pari besoj që Samiti i Ohrit, apo mbledhja e dytë e kësaj vale të re nuk është dashur që të mbahet. U mbajt takimi i parë, u tha se në Ohër do të vijnë të gjithë, por nuk shkoi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja patën përfaqësim simbolik. Kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe i Ohrit. Ishte e gabueshme dhe e pa shpjegueshme ngutia që me doemos tani të mbahet tani kjo mbledhje në Ohër, kur dihet se Kosova nuk do të marrë pjesë.

Share This Video


Download

  
Report form