LDK vendos afat per qeverine e re

RTV KLAN 2020-01-22

Views 0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë afat deri në fund të javës që të arrihet marrëveshja e koalicionit bashkëqeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, ose të konstatohet se s?ka kushte për t?u arritur.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, e cila zgjati rreth tre orë, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se marrëveshja duhet të vejë në pah një qeveri me përgjegjësi të balancuara mes dy palëve. Ndërsa ka kërkuar nga LVV-ja që edhe njëherë ta trajtoj me vëmendje propozimin e LDK-së.

?Mbesim të hapur që të ulemi dhe të bisedojmë dhe ato të kenë një përfundim sa më të shpejtë, deri në fund të kësaj jave. Ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte të bëhet?.

Ai ka pranuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me kreun e LVV-së.

?Ne me Kurtin gjatë kësaj periudhe kurrë s?kemi qenë jashtë komunikimit, porse qëndrimi jonë është që marrëveshjen ta përfundojnë ose që kontaktet tona të japin rezultatin që do të jetë i dukshëm?.

Paradite, kreu i LDK-së ka zhvilluar takime të ndara në selinë e partisë me ambasadorin amerikan dhe atë britanik në Kosovë. Mustafa ka thënë se të dy ambasadorët janë të interesuar për formimin sa më të shpejtë të qeverisë.

Kosova më 6 Tetor mbajti zgjedhje të jashtëzakonshme, ku fituese e këtyre zgjedhjeve doli LVV me 29 deputetë e LDK, e dyta me një deputet më pak. Të dyja këto parti në fushatë zgjedhore kishin hyrë me premtimin se do të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve, por që edhe pas më shumë se tre muajsh nuk kanë arritur të gjejnë një formulë të përbashkët për këtë bashkëqeverisje.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form