Report TV - Vuçiç: Do kemi liri lëvizje me shqipërinë vetëm me letërnjoftime

Report TV 2019-11-10

Views 0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja e ?Mini-shengenit? është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj.

"Kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe krenohem që në një kohë shumë të shkurtër po bëjmë një punë të rëndësishme për vendet tona. Unë do të flas për punët konkrete. Kur do të mundësojmë një shërbim më të shpejtë. Kjo do të sjellë kursim për qytetarët e tre vendeve. Do ta rrisim tërheqjen e tre shteteve për investime të drejtpërdrejta të huaja. Bashkë ne do të krijojmë një ambient më të mirë. Që qytetarët të lëvizin vetëm me letërnjoftime. Do ta rrisim numrin e të huajve që do të shpenzojnë para në vendet tona. Ndryshimet janë të mëdha por unë jam i shqetësuar. Shumë njerëz në këto momente nuk e kuptojnë. Unë shoh se Rama është në presion. Gjatë fushatës më fajësuan se po ndërtoj një Shqipëri të madhe dhe mora 12 herë më pak vota. Jam krenar për këtë që po bëjmë. Këtu kemi vetëm një jetë më të mirë që të punojmë më mirë për të shmangur urrejtjen", tha Vuçiç.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS