Aleksandar Vucic u shpreh I kënaqur me atë cfarë u arrit në takimin e Washingtonit. Por ai e theksoi qartë se në Shtëpinë e Bardhë, Serbia arriti një marrëveshje bilaterale me SHBA-në. ? Nuk është marrëveshje trepalëshe, dhe ky është një dallim I rëndësishëm?, u shpreh kreu i shtetit serb.
Është një marrëveshje biletarale ndërmjet republikës së Serbisë dhe SHBA-së, pra palën e tretë nuk e kemi pranuar si subjekt të së drejtës kombëtare. Kjo për neve ka qenë me shumë rëndësi. Do ta shihni se ky fakt bëhet edhe më I rëndësishëm kur të arrijmë në një pikë të vështirë për ne?për të paditurit që thoshin se janë tre pika, u them se janë 16. Pra, 16 pika kemi ne në marrëveshje, 16 kanë shqiptarët, por nuk I kemi të gjitha pikat të njëjta.
Vucic thotë më tej se shqiptarët kanë kundërshtuar tre gjëra: e para sipas tij, ata ishin gati të nënshkruanin gjithcka me kusht që të kthehej në tryezë pika 10 e marrëveshjes.
Hoti ka insistuar nja 10 herë për këtë, ka thënë se edhe nëse ka pasur vërejtje për Ujmanin e për mini-Shengenin, ishte gati të pranojë gjithcka vetëm që të kthehej pika 10. Nuk ka njohje reciproke. Njerëzit në Serbi mund të marrin frymë lirisht.
Ai shton se pika tjetër që kundërshtohej fort nga pala shqiptare ishte mini-Shengeni dhe pranimi I ndërsjellë I diplomave dhe certifikatave profesionale. Nga sa thotë Vucic, delegacioni shqiptar refuzonte të pranonte diplomat e qytetarëve të Mitrovicës, por më pas lëshuan pe. Presidenti serb përmend dhe Gazivodën apo Ujmanin, duke theksuar se ?ne edhe kështu nuk marrim asnjë kilovat energji nga Ujmani në këtë moment, ndaj sido që të ndahet, Serbia do të ketë vetëm përfitim?.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#AleksandarVucic#TopChannel