Qeveria shqiptare ka realizuar një marrëveshje me qeverinë italiane, për të punësuar një numër të konsiderueshëm djemsh dhe vajzash gjatë sezonit, në Hoteleri-Turizëm. Lajmi është dhënë nga ministri Blendi Klosi, gjatë një bashkëbisedimi me nxënës të shkollës profesionale ?Hamdi Bushati?, në Shkodër. Ai ka vënë theksin tek arsimi profesional, si një një mundësitë më të mira për punësimin e të rinjve.
?Në Shkodër kemi një pol shumë të rëndësishëm të arsimit profesional, kemi të paktën 13 shkolla publike dhe 1 shkollë private dhe realisht ka shumë më tepër nevojë nga sa ka sot. Prandaj, unë mendoj që investimet duhet të vazhdojnë, por ajo që duhet më shumë është që ju vetë të keni më shumë hapësira për praktika pune, në industri dhe për ata që mësojnë në Hoteleri-Turizëm besoj që janë në vitin e dytë dhe të tretë, i lejon mosha për t'u punësuar pranë një biznesi gjatë sezonit të verës, ku ka kërkesa pa fund. Dhe realisht kemi kërkesa jo vetëm nga strukturat akomoduese në Shkodër, Velipojë, Shëngjin, por kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga rajoni, që duan të kenë djem dhe vajza për t'i punësuar, qoftë në Malin e Zi, qoftë në Kroaci?, tha ministri Klosi.