Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Çfarë do të bëhesh në të ardhmen",është pyetja që të rinj ia bëjnë vetes kur bëhet fjalën për studimet dhe karrierën e tyre. E vërteta është se në tregun e punës në nivel ndërkombëtar, , më shumë se 200 milion të rinj janë të papunë ose kanë një punë, por jetojnë në varfëri.
Në shumë shtete, papunësia e të rinjve është në nivele rekord, 38% në Itali, 39% në Spanjë, 47% në Greqi, 53% në Afrikën e Jugut. Përmes një platforme ndërkombëtare prezantuar në Bruksel, Vodofone Group, synon të mbështesë profesionet e së ardhmes. Kjo platformë e vetmja e këtij lloji, ofron orientim dhe këshilla për karrierën, si dhe trajnime për ekonominë dixhitale, për mbi 10 milionë të rinj në 18 shtete ku Vodafone operon.
Kjo është një iniciativë për të rekrutuar akoma më shumë të rinj të në të gjithë botën për të punëusar në agjente punë të kompani të tilla si Vodafone. Në këtë event, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Guy Ryder tha:
"Ekonomia dixhitale ka potencial të madh për të krijuar vende pune të përshtatshme për të rinjtë. Platforma si "Future Job Finder" mund t'i ndihmojnë të rinjtë të marrin rrugën e duhur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vodafone-group-platforme-punesimin-e-mbi-10-milione-te-rinjve