Ora News - Lezhë, Meta: Më shumë për arsimimin dhe punësimin e të rinjve

Ora News Lajme 2018-07-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Një vizion, i pashoqëruar me veprim, mbetet një ëndërr!" Presidenti Meta preferoi të fliste në gjuhën italiane për tu drejtuar politikanëve shqiptarë me thirrjen që të bëjnë më shumë për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.
Meta gjatë vizitës në shkollën profesionale në qytetin e Lezhës theksoi se duhet bërë më shumë për arsmin profesional, pasi diplomat fiktive në vendin tonë kanë qenë një problem thelbësor.

Meta: Në vitet e fundit është treguar një vëmendje edhe më e madhe për arsimin profesional, por jemi shumë larg asaj që duhet, sepse arsimi fiktiv i të rinjve ka qenë nja nga problemet tona kryesore pas viteve ?90-të, dhe sidomos pa i orientuar drejt një profesioni të caktuar.

Kreu i shtetit e shikon arsimin profesional si mundësinë më të mirë që mund ti jepet të rinjve sidomos në fushën e turizmit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lezhe-meta-me-shume-arsimimin-dhe-punesimin-e-te-rinjve

Share This Video


Download

  
Report form